Spanja kundërshton bisedimet me liderët e Katalonjës

Evropë

Spanja kundërshton bisedimet me liderët e Katalonjës

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 22:59
Protesta në Katalonja

Qeveria spanjolle ka hedhur poshtë kërkesën e Presidentit të ri të Katalonjës për negociata.

Refuzimi është bërë pas disa ditëve të protestave të dhunshme dhe pas burgosjes së drejtuesve pro-pavarësisë. Mijëra protestues kanë vërshuar në rrugët e Barcelonës për ditën e gjashtë,një ditë pasi radikalët sulmuan qytetin më të madh të Spanjës dhe u përleshën policinë.

Presidenti i Katalonjës, Quim Torra, tha se trazirat nuk pasqyrojnë natyrën paqësore të lëvizjes së pavarësisë dhe kërkoi bisedime me Madridin.

“Ne i kërkojmë kryeministrit të përkohshëm të qeverisë Spanjolle të ulet në një tryezë për të biseduar”, tha ai para gazetarëve.

Kryeministri Pedro Sanchez u përgjigj se Torra së pari duhet të dënojë pa mëdyshje trazirat e papara.

Qeveria e Spanjës rithekson se problemi i Katalonjës nuk është pavarësia, e cila nuk do të ndodhë sepse nuk është e ligjshme dhe as nuk e dëshiron shumica e katalanasve, por përkundrazi bashkëjetesa.

Sanchez ka theksuar se Madridi është i hapur për dialog në kuadrin e respektimit të ligjit.

Protestuesit në Barcelonë kërkojnë mbajtjen e referendumit të dytë për pavarësimin e vendit nga Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat