‘Sunday Times’: BE mund të shtyjë Brexit deri në shkurt

Evropë

‘Sunday Times’: BE mund të shtyjë Brexit deri në shkurt

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 23:49
Boris Johnson

Gazeta britanike ‘Sunday Times’ shkruan se Bashkimi Evropian do të shtyjë Brexitin deri në shkurt të vitit 2020 nëse kryeministri britanik Boris Johnson nuk merr mbështetje për marrëveshjen e tij javën e ardhshme në parlament.

Shtyrja do të ishte "e ndryshueshme”, që dot ë thotë se britanikët mund të largoheshin nga BE më herët, më 1 ose 15 nëntor, në dhjetor ose janar, nëse marrëveshja ishte ratifikuar përpara përfundimit të afatit, raportoi gazeta, duke cituar burime diplomatike. .

‘Sunday Times’ shkruan se qeveritë evropiane nuk do të vendosin për një shtyrje të mundshme derisa të vlerësojnë nëse marrëveshja do të kalojë në Parlamentin Britanik të martën.

Një burim evropian tha për DPA se beson se situata në Britani është "shumë e paqartë" dhe se BE nuk dëshiron të marrë një vendim për të shtyrë Brexit nga frika se Parlamenti britanik mund të ratifikojë marrëveshjen ndërkohë.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e ratifikimit nga të dy palët deri më 31 tetor, por në atë rast një shtyrje "teknike" mund të kryhej edhe për të përfunduar procesin. Marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti britanik dhe evropian.

Diplomatët dhe zyrtarët evropianë të dielën zbuluan për Reuters se në varësi të zhvillimeve në Londër, opsionet e vonesave ndryshojnë nga një muaj shtesë deri në fund të nëntorit deri në gjysmë viti ose më gjatë.

Ambasadorët evropianë filluan zyrtarisht procesin e ratifikimit të dielën me një konferencë me kryenegociatorin evropian Michel Barnier, thanë burime diplomatike për Reuters në kushte anonimiteti.

Ndryshe, kërkesa e shtyrjes së Brexit u dërgua nga Johsnon të shtunën dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të këshillohet me liderët evropianë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat