Erdogan thirrje popullit: Pini çaj, mos pini cigare

Evropë

Erdogan thirrje popullit: Pini çaj, mos pini cigare

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 08:38
Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se kurrë nuk do të lejojë që kompanitë elektronike të cigareve të prodhonin produktet e tyre në Turqi, duke u bërë thirrje turqve të pinë çaj në vend të duhanit.

Duke folur në një ngjarje kundër pirjes së duhanit në Stamboll, Erdogan tha se ai urdhëroi ministrin e tij të Tregtisë që “kurrë” të mos lejojë që cigaret elektronike të ekzistojnë në Turqi dhe shtoi se kompanitë e duhanit pasurohen duke helmuar njerëzit.

“Kërkuan nga ne t’i lejojmë që të prodhojnë ato (cigaret elektronike). Ne nuk ua dhamë këtë atyre, dhe nuk do ta bëjmë,” tha Erdogan, pa specifikuar se për cilën kompani bëhet fjalë.

“Duan të investojnë në Turqi … Shkoni dhe investoni diku tjetër”, tha ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 27 përqind e turqve mbi moshën 15-vjeç ishin konsumues të duhanit në vitin 2016, nga 31 përqind sa ishte më 2010-n, ku shumica e duhanpirësve janë meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat