Policia gjen 12 emigrantë në një kamion-frigorifer në Belgjikë

Evropë

Policia gjen 12 emigrantë në një kamion-frigorifer në Belgjikë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 17:46
Foto

12 emigrantë nga Siria dhe Sudani janë gjetur nga autoritetet kufitare në Belgjikë gjatë ditës së sotme, një javë pas ngjarjes së tmerrshme në Britani me 39 të vdekur.

Ata u morën nga policia dhe po mbahen nga Zyra e Emigrimit në Antuerp, sipas zëdhënëses së autoriteteve belge.

Shoferi nuk ishte në dijeni që ata kishin hyrë në kamion. Ai po transportonte fruta-perime dhe sapo vuri re emigrantët, njoftoi menjëherë policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat