Akademiku serb i padëshiruar në Akademinë e Novi Sadit

Evropë

Akademiku serb i padëshiruar në Akademinë e Novi Sadit

Nga: F. B. Më: 31 tetor 2019 Në ora: 16:47
Matija Beçkoviç

Akademiku Matija Beçkoviç është i padëshiruar mes anëtarëve të organizatës “Vojvodina e Re”, ata kanë ngjitur një afishe me shkrimin “Matija shko në shtëpi”, në prag të takimit të tij në Novi Sad, shkruan “Kurir”, përcjell “Bota Sot”.

Pllakata me këtë porosi ishte ngjitur afër hyrjes në ndërtesën Platoneum, ku është e vendosur dega e Akademisë Serbe të Shkencave në kryeqytetin vojvodinas, ku ka qëndruar për një kohë ndërsa më pas është larguar nga të punësuarit aty.

Përndryshe, Matija Beçkoviç sonte në atë ndërtesë ka planifikuar të mbajë mbrëmje kulturore me emër “100 portretet e mia”.

Në mbajtjen e kësaj mbrëmje letrare ka ndihmuar edhe sekretariati krahinor për veprimtari të shkollimit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat