Arrestimet e para për shkak të shkeljes së ligjit për duhanin - Bota Sot
Arrestimet e para për shkak të shkeljes së ligjit për duhanin

Evropë

Arrestimet e para për shkak të shkeljes së ligjit për duhanin

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Në Austri që nga 1 nëntori ka hyrë në fuqi ligji për duhanin në të gjitha lokalet dhe restorantet ndërsa në vetëm pak ditë pas ndalimit të duhanit është shënuar edhe arrestimi i parë.

Policia në Vjenë gjatë vikendit ka arrestuar dy vëllezërit që injoruan këtë ndalesë duke ndezur cigaren në një kafene.

Personeli i lokalit ka paralajmëruar dy të rinjtë për ndalesën e duhanit, ndërsa pasi ata nuk i kanë fikur cigaret janë larguar nga lokali.

Dy vëllezërit nuk kanë pranuar që të largohen duke sulmuar kështu sulmuesit për çka  është ftuar Policia që ka arrestuar ata.

Ligji parasheh dënime të larta me para për shkak të mos respektimit të Ligjit për duhanin.

Kush e shkel për herë të parë këtë ligj duhet të llogaris dënimin prej 100 euro ndërsa nëse atë e shkel shumë herë e pret dënimi deri në 1 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat