Zbulohen 41 migrantë në një kamion-frigorifer

Evropë

Zbulohen 41 migrantë në një kamion-frigorifer

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Policia greke gjeti 41 migrantë të fshehur në një kamion frigorifer në autostradën në veri të Greqisë, thanë zyrtarët e policisë.

Migrantët, shumica e tyre afganë, nuk kanë pësuar lëndime gjatë këtij lloji të transportit, tha një nga zyrtarët, duke shtuar se sistemi i ftohjes nuk ishte i ndezur.

Policia ndaloi kamionin për një kontroll të rregullt, në një autostradë afër qytetit verior Grek të Xanthi.

Pas zbulimit të migrantëve brenda kamionit, policia arrestoi shoferin dhe migrantët u dërguan për identifikim në një stacion të policie.

Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë.

Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të migrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat