Ja kamioni frigorifer ku u gjetën 41 emigrantët në Greqi

Evropë

Ja kamioni frigorifer ku u gjetën 41 emigrantët në Greqi

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 17:04
Foto

“Ishin duke u mbytur“, të dhënat e para të policisë pas zbulimit të kamionit frigoriferik në një autostradë në veri të Greqisë tregojnë se disa prej 41 emigrantëve të gjetur aty kishin probleme të frymëmarrjes dhe janë dërguar në spital.

Kamioni u zbulua jo shumë larg Selanikut. Një zyrtar vendas pohoi se sistemi i tij i ftohjes nuk ishte ndezur. Duket se emigrantët vinin nga Afganistani, megjithëse policia është ende duke kryer kontrollin e identitetit.

Shoferi i kamionit vinte nga Gjeorgjia. Ai është arrestuar e po merret në pyetje ndërsa dyshohet për përfshirje në trafik qëniesh njerëzore. Një person i dytë që ndihmonte në drejtimin e mjetit, një shtetas turk, ka mundur të arratisur e po kërkohet nga forcat e rendit.

Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, i largohen luftrave në Siri, Irak e gjetkë. Autoritetet greke po përpiqen t’i bëjnë ballë një rritjeje të mprehtë të numrit të emigrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.incidenti vjen më pak se dy javë nga zbulimi I 39 shtetasve vietnameze të vdekur brenda një kamioni frigoriferik në Essex të Britanisë së Madhe, një ngjarje që tronditi mbarë botën, ndërsa mjaft ligjëvënes britanikë thane se duhet të shërbente si thirrje zgjimi për qeverinë atje dhe politikat e saj të emigracionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat