Zgjidhet kryeparlamentari i ri britanik, sipas traditës u shty fizikisht drejt ulëses

Evropë

Zgjidhet kryeparlamentari i ri britanik, sipas traditës u shty fizikisht drejt ulëses

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:36
Linsday Hoyle

Deputeti laburist Sir Linsday Hoyle është zgjedhur udhëheqës i ri i Parlamentit britanik, duke e zëvendësuar John Bercow që dha dorëheqje javën e kaluar.

Sipas një tradite angleze, ai u shty fizikisht drejt ulëses së Spikerit nga deputetët, ku u betua se do të jetë neutral dhe transparent. Sir Hoyle mori 325 vota.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte i sigurt tha se besonte që Hoyle do të tregojë mirësi dhe arsyeshmëri në rolin e tij të ri.

Emërimin e tij e përshëndeti edhe lideri laburist, Jermey Corbyn.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat