Franca kufizon numrin e imigrantëve punëkërkues

Evropë

Franca kufizon numrin e imigrantëve punëkërkues

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 10:42
Muriel Penicaud

Ministrja franceze e punës, Muriel Penicaud, njoftoi se vendi i saj do t’i vendosë për herë të parë kuotat për imigrantët punëkërkues që vijnë nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo masë është kërkuar për një kohë të gjatë nga partitë e djathta.

Duke folur për televizionin francez “BFM”, ministrja tha se këto kuota do të zbatohen duke filluar nga vera e vitit të ardhshëm. Ajo gjithashtu njoftoi se qeveria do të hartojë një listë të profesioneve që do të përfshihen në këto kuota.

“Prioriteti ynë është ta ndihmojnë Francën që të kthehet në tregun e punës, ndërsa më pas vjen pritja e refugjatëve dhe krijimi i mundësime që ata të gjejnë vende pune”, tha ministrja Penicaud.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se këto kuota mund të anashkalohen, nëse Franca përballet me mungesë të fuqisë punëtore në sektorë të caktuar.

Ajo tha: “Nëse ka nevoja në tregun e punës, për të mirën e vendit dhe të kompanive, ne do t’i marrim njerëzit që na nevojiten, varësisht nga profesioni i tyre dhe kualifikimet që i kanë”.

Ndryshe, kufizimin e numrit të imigrantëve më parë e ka përkrahur publikisht edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat