Muzeu britanik akuzohet se ka pranuar objekte të vjedhura

Evropë

Muzeu britanik akuzohet se ka pranuar objekte të vjedhura

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një avokat i njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e ka akuzuar Muzeun Britanik se është bërë marrësi më i madh i objekteve të vjedhura.

Geoffrey Robertson,  autori i librit “Kujt i përket historia”, i kritikoi ashpër institucionet amerikane dhe evropiane për mbajtje të objekteve të çmuara nga njerëzit e nënshtruar dhe bëri thirrje që ato t’iu kthehen pronarëve të vërtetë.

Avokati e kritikon veçanërisht Muzeun Britanik për marrjen dhe mbajtjen e disa objekteve që kërkohen nga Greqia dhe Nigeria. Këto objekte janë pjesë e kundërthënieve të vazhdueshme për pronësinë e tyre.

“Politikanët mund të kërkojnë falje me apo pa sinqeritet për krimet e perandorive të tyre të dikurshme, por mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë çështje është që këto objekte të kthehen në Egjipt, Kinë, Afrikë dhe Amerikë Jugore”, tha ai.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar Muzeu Britanik. Zëdhënësja e këtij institucioni tha se drejtuesit e muzeut janë të vetëdijshëm për historitë e vështira të disa koleksioneve, përfshirë marrjen e tyre përmes veprimeve ushtarake, shkruan “Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat