Spanjollët protestojnë kundër lirimit të burrave nga akuza për dhunimin e vajzës 14 vjeçe - Bota Sot
Spanjollët protestojnë kundër lirimit të burrave nga akuza për dhunimin e vajzës 14 vjeçe

Evropë

Spanjollët protestojnë kundër lirimit të burrave nga akuza për dhunimin e vajzës 14 vjeçe

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Qindra protestues u mblodhën në Madrid të Spanjës të hënën në mbrëmje pasi një gjykatë në Barcelonë i liroi nga akuza për sulm seksual pesë burra.

Sipas kësaj gjykate, burrat nuk llogaritet ta kenë kryer këtë krim, sepse viktima e dhunës nuk ishte e vetëdijshme dhe në këtë mënyrë nuk është përpjekur t’i kundërshtojë ata.

Sipas ligjit spanjoll, për të pasur sulm të dënueshëm seksual, autori i veprës duhet të ketë përdorur dhunë ose kërcënim.

Pasi viktima 14-vjeçare ishte e pavetëdijshme, pesë burrat u dënuan nën një akuzë më të lehtë dhe u dënuan me 10 deri 12 vjet burgim, pavarësisht këmbënguljes së prokurorëve që të akuzuarit duhet të dënohen për sulm.

Të mbledhur para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit u dëgjuan duke i brohoritur parullat: “nuk është abuzim, është dhunim seksual” dhe “ti nuk je vetë”. Disa të tjerë mbanin në duar mbishkrime ku shkruhej: “Mjaft me drejtësi patriarkale”.

Ndaj vendimit të gjykatës për dënim më të lehtë ka reaguar edhe kryetarja e Barcelonës, Ada Colau. Ajo në Twitter shkroi: “Një tjetër dënim i papranueshëm i Drejtësisë Patriarkale. Ata nuk po duan të kuptojnë se vetëm fjala po është po”, shkruan “CNN”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat