Gratë e Srebrenicës protestojnë kundër Nobelit për Handke

Evropë

Gratë e Srebrenicës protestojnë kundër Nobelit për Handke

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:00
Foto

Gratë nga Srebrenica, vendi i masakrës më të rëndë gjatë kolapsit të përgjakshëm të Jugosllavisë, protestuan në Sarajevë të Martën kundër dhënies së çmimit të letërsisë Nobel për Peter Handke, një austriak i akuzuar si një apolog serb gjatë luftërave të viteve 1990, raporton France24.

Zgjedhja e akademisë suedeze muajin e kaluar shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë për shkak të admirimit të Handke për të Slobodan Milosevic.

Në vitet 1990, shkrimtari austriak u shfaq si mbrojtës vokal i serbëve ndërsa Jugosllavia u shpërbë.

Të martën, disa dhjetëra gra u mblodhën në protestë përpara ambasadës së Stokholmit në Sarajevë.

Gratë planifikojnë të protestojnë çdo javë deri në ceremoninë e Nobelit në 10 dhjetor kur Handke, 76 vjeç, do të marrë çmimin e tij.

Disa gra mbajtën foto të shkrimtarit nga një vizitë personale që ai bëri në Srebrenicë, fshati ku rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u masakruan nga forcat serbe të Bosnjës në korrik 1995.

Romanisti është parë duke qëndruar para një shenje në hyrje të qytetit, më pak se një vit pas vrasjeve, sipas grave.

Grupi gjithashtu i dha ambasadorit suedez një letër për mbretin dhe mbretëreshën, duke u kërkuar atyre që të "parandalojnë turpin, jo vetëm të popullit Suedez", por edhe "turpin e qytetërimit".

"Ne nuk jemi dakord me dhënien e çmimit dikujt që mbështeti krimet dhe gjenocidin," u tha Munira Subasic, kryetarja e shoqatës së nënave të viktimave nga Srebrenica.

"Çmimi Nobel për Handke është një votë në mbështetje të poshtërimit tonë" nga mohuesit e genocidit, thuhet në letër.

Në 1997 Handke u akuzua për minimizimin e krimeve të luftës serbe në librin e tij "Një Udhëtim për Lumenjtë: Drejtësi për Serbinë".

Ai gjithashtu tërhoqi kritika për të folur në funeralin e Millosheviqit të vitit 2006 i cili vdiq në pritje të gjyqit për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat