Qeveria britanike akuzohet për vonesa për raportin mbi ndikimin rus

Evropë

Qeveria britanike akuzohet për vonesa për raportin mbi ndikimin rus

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Deputetët britanikë akuzuan qeverinë se vonoi botimin e një raporti mbi ndikimin e mundshëm rus përpara referendumit të Brexit-it në vitin 2016, në një përpjekje për të mos publikuar detaje deri pas zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të ardhshëm.

Michael Gove, një ministër i lartë në qeverinë e kryeministrit konservator, Boris Johnson, deklaroi për BBC-në se raporti po kalonte procedurat e duhura dhe do të publikohet në kohën e duhur.

I pyetur nëse qeveria po përpiqej të fshihte raportin deri pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, Gove u përgjigj se “unë nuk kam asnjë lidhje me këtë raport”.

“Michael Gove fyen inteligjencën e publikut. Është mjaft e qartë që qeveria nuk po e ndjek procesin e zakonshëm. Aty ka një mbulim”, shkroi në Twitter, Chuka Umunna, zëdhënës i opozitës liberal-demokrate.

“Mesa duket ky raport është i vlefshëm sepse ne e dimë dhe unë mendoj se është pranuar gjerësisht që rusët kanë kërkuar të ndërhyjnë në proceset demokratike të vendeve të tjera në të kaluarën”, deklaroi Dominic Grieve, një deputet pro-BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat