Franca zbulon hapa për të 'marrë kontrollin' e imigracionit

Evropë

Franca zbulon hapa për të 'marrë kontrollin' e imigracionit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:41
Foto

Kryeministri francez Edouard Philippe u zotua të mërkurën që "të marrë kontrollin" e fluksit të migracionit të vendit duke imponuar kuota për disa kategori migrantësh të aftë dhe duke ulur përfitimet në dispozicion të azilkërkuesve, raporton France24.

Presidenti Emmanuel Macron ka muaj që po flet për një qasje më të ashpër ndaj imigracionit, duke argumentuar se Franca duhet t'i japë fund qasjes së saj "të dobët" për të parandaluar votuesit të shkojnë drejt së djathtës.

Por ai gjithashtu ka shprehur mbështetje për lehtësimin e migracionit më të aftë në sektorët ku bizneset franceze po përpiqen të plotësojnë vendet e punës.

"Ne duam të marrim përsëri kontrollin e politikës sonë të migracionit," tha Philippe në një konferencë për shtyp, duke zbuluar një seri masash të cilat ai tha se kishin për qëllim forcimin e "sovranitetit" të Francës.

Philippe konfirmoi që parlamenti në të ardhmen do të përcaktojë "synime ose kuota" sektoriale vjetore në migrimin e aftë nga vendet jo të BE-së, të ngjashme me sistemet e vendosura në Kanada dhe Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat