Klix: Serbia dërgon zarf me plumb në Parlamentin e Bosnjës

Evropë

Klix: Serbia dërgon zarf me plumb në Parlamentin e Bosnjës

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Ilustrim

Zarfi që përmban një plumbi brenda tij, mbërriti në ndërtesën e Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan portali Klix.ba.

Sipas informacioneve të para, zarfi mbërriti nga kryeqyteti serb dhe dërgesa u pranua në zyrën e Shërbimit të Përbashkët të Institucioneve të Bosnjës.

Adresa e marrësit është Parlamenti i Bosnjë dhe Hercegovinës, rruga ‘Sheshi BeH 1’, por nuk tregohet saktësisht se kush duhet ta merrte atë.

Policia ka nisur hetimin e rastit dhe të zbardhin se cili ishte "mesazhi" i dërgesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat