Makinat në Itali duhet të kenë alarme për të mos i harruar fëmijët brenda

Evropë

Makinat në Itali duhet të kenë alarme për të mos i harruar fëmijët brenda

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Italia ka kërkuar nga prindërit e fëmijëve të vegjël të pajisin makinat me alarm në mënyrë që të mos i harrojnë brenda kur janë larg tyre.

Një dekret i ministrisë së transportit hyri në fuqi të enjten në një përpjekje për të parandaluar vdekjet, si ai i një vogëlushi në Sicili dy muaj më parë. Babai i tij e harroi atë, duke e lënë pesë orë në një makinë të nxehtë.

Pajisjet duhet të lëshojnë sinjale audio dhe vizuale që mund të perceptohen si brenda dhe jashtë automjetit. Kërkesa vlen për vendet e makinave për fëmijë më të vegjël se 4 vjeç.

Shkelësit rrezikojnë gjobitje deri në 326 euro (360 dollarë) dhe të humbasin pikë në patentën e shoferit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat