Taksa e solidaritetit rrit tensionin në koalicionin qeverisës

Evropë

Taksa e solidaritetit rrit tensionin në koalicionin qeverisës

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:28
Peter Altmaier

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, bëri thirrje për heqjen pagesave të solidaritetit, duke kërcënuar se do të shtojë tensionin në koalicionin qeverisës së kancelares Angela Merkel.

Paraqitur në vitin 1991, si pjesë e përpjekjeve për të financuar rindërtimin e ish-lindjes komuniste, pagesa e solidaritetit vendos një tarifë 5,5% për bizneset dhe të ardhurat individuale të taksapaguesve.

Heqja e plotë e pagesave u bë pjesë e fushatës së Merkelit për zgjedhjet e fundit në vitin 2017.Megjithatë, anëtarët e rinj të koalicionit mes kristian-demokratëve të Merkelit dhe social-demokratëve të qendrës së majtë (SPD), janë kundër shfuqizimit të plotë të pagesës së solidaritetit.

Ministri i Financave Olaf Scholz, anëtar i SPD-së së qeverisë së Merkelit, ka siguruar tashmë mbështetjen e kabinetit për t’i dhënë fund tarifës për 90% të taksapaguesve, por 6,5% të tjerë do të vazhdojnë të paguajnë taksën në një normë më të ulët nga viti 2021, në varësi të të ardhurave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat