Britania qëndron më keq me mjekë krahasuar me vendet tjera të pasura

Evropë

Britania qëndron më keq me mjekë krahasuar me vendet tjera të pasura

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar ka më pak mjekë dhe infermierë si dhe qasje më të dobët ndaj të moshuarve në përkujdesje afatgjatë krahasuar me vendet e tjera të pasura, tregon një studim i realizuar asë fundmi.

Hulumtimi i OECD paralajmëroi gjithashtu se shumë britanikë po jetonin jetë jo të shëndetshme me ritme të larta të pirjes dhe mbipeshes.

Por, ai vlerësoi “qasjen e fortë” në kujdesin shëndetësor të ofruar nga NHS, duke thënë se kishte nivele të ulëta të pabarazisë në krahasim me vendet e tjera.

Shpenzimi në 9.8% të GDP-së ishte mbi mesataren 8,8% për 36 vendet.

Rishikimi – i bërë çdo dy vjet – shikon performancën dhe karakteristikat e kombeve më të pasura në të gjitha kontinentet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat