Marsh kundër islamofobisë në Paris

Evropë

Marsh kundër islamofobisë në Paris

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 16:58
Foto nga Marshi

Mijëra vetë u mblodhën në Paris sot në një marshim kundër islamofobisë pas sulmit ndaj një xhamie në Bayonne në Francën jugperëndimore.

Sulmi ndodhi më 28 tetor, kur një i moshuar u përpoq të ndizte derën e xhamisë dhe qëlloi me armë ndaj dy personave që u përpoqën ta ndalonin, transmeton KosovaPress.    

Pjesëmarrësit në marsh dolën me parulla "Stop islamofobisë" dhe "Të jetosh së bashku është urgjente".

Marshi u organizua nga Kolektivi Kundër Islamofobisë në Francë.

Një burrë, 84-vjeç, i cili plagosi dy persona pranë një xhami është i afërt me të djathtën ekstreme, tha një burim policie më parë.

Një burim tjetër, i njohur me situatën, deklaroi se sulmuesi ishte një kandidat për partinë e Asamblesë Kombëtare të Marin Le Pen në vitin 2015. Partia, megjithatë, e dënoi sulmin. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 02:00 dhe burri u arrestua jo larg shtëpisë ku ai jeton.

Dy persona, të moshës 74 dhe 78-vjeç, u plagosën rëndë kur u përpoqën të ndalonin sulmuesin të vinte zjarr në xhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat