Parlamenti katalanas miraton propozimin për vetëvendosje

Evropë

Parlamenti katalanas miraton propozimin për vetëvendosje

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:10
Parlamenti katalanas miraton propozimin për vetëvendosje

Parlamenti katalanas miratoi sot një dokument jo detyrues që shpreh vullnetin për të ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, pavarësisht një paralajmërimi nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Dokumenti bën thirrje për veprim politik, por nuk ka asnjë efekt juridik, tha një zëdhënëse parlamentare për Reuters.

Gjykata Kushtetuese spanjolle ka paralajmëruar ligjvënësit katalanas se ata do të përballen me pasoja juridike nëse mbështesin një propozim duke thënë se parlamenti ka shprehur "vullnetin për të ushtruar të drejtën e vetëvendosjes në një mënyrë konkrete dhe për të respektuar vullnetin e popullit katalan".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat