Parlamenti i Katalonisë aprovon një dokument ku dëshmohet dëshira e popullit për vetëvendosje

Evropë

Parlamenti i Katalonisë aprovon një dokument ku dëshmohet dëshira e popullit për vetëvendosje

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 23:26
Ilustrim

Parlamenti i Katalonisë, ka miratuar një dokument më të cilët është prezantuar dëshira e popullit për pavarësi dhe vetëqeverisje, edhe për kundër vërejtjeve të cilat i kanë marrë nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Gjykata kushtetuese e Spanjës u ka tërhequr vërejtjen deputetëve katalonas se mund të përballën me ligjin nëse mbështesin propozimin që parlamenti të mbështes dëshirën e popullit për vetëvendosje.

Situata në Spanjë, vazhdon të mbetet e tensionuar në veçanti pas arrestimit të veprimtarëve politik nga shteti Spanjoll të cilët mbështetën pavarësinë e Katalonisë.

Marshime të shumta qytetare kanë ndodhur prej dënimit të liderëve. Populli katalanas po proteston me flamuj kombëtar nëpër rrugët e qyteteve të mëdha të këtij rajoni duke kërkuar të drejtën për pavarësi. Marshimet janë karakterizuar me përleshje me policinë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat