16 vjeçari konsumoi për 4 muaj cigare elektronike, për pak sa nuk vdiq nga ajo - Bota Sot
16 vjeçari konsumoi për 4 muaj cigare elektronike, për pak sa nuk vdiq nga ajo

Evropë

16 vjeçari konsumoi për 4 muaj cigare elektronike, për pak sa nuk vdiq nga ajo

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 01:01
Evan Fisher

Një djalosh 16 vjeçar nga Britania për pak sa nuk kishte vdekur vetëm katër muaj  pasi kishte filluar përdorimin e cigareve elektronike.

Evan Fisher që tanimë ka 19 vjet kishte përvojë jashtëzakonisht të hidhur si pasojë e një reaksioni alergjik gjatë konsumimit të cigareve elektronike, shkruan Daily Mail.

Mjekët kanë ardhur në përfundim se Evan është përballur me një situatë të tillë si pasojë e reagimit të kemikaleve që janë zbuluar në cigaretë elektronike.

Evan kishte përjetuar situatë jashtëzakonishtë të vështirë pasi që organet vitale kishin dështuar në furnizimin e mushkërive me oksigjen dhe si pasojë e kësaj ishte nevojitur furnizimi artificial me oksigjen që Evan t’i shpëtoj më të keqes.

Sipas hulumtimeve të fundit nga 2000 përdorues të cigareve elektronike të hospitalizuar në Shtete të Bashkuara, 40 prej tyre tashmë kanë vdekur.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat