Bora krijon situatë kaotike në Austri, mbyllen shumë shkolla – mijëra shtëpi mbesin pa energji elektrike

Evropë

Bora krijon situatë kaotike në Austri, mbyllen shumë shkolla – mijëra shtëpi mbesin pa energji elektrike

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 15:46
Foto

Të reshurat atmosferike të borës kanë shkaktuar sot kaos në disa pjesë të Austrisë, në veçanti në rajonet Korushk, Tirol dhe Salzburg.

Në Korushk dyert e shkollave janë mbyllur për nxënës për shkak të sasisë së madhe të borës, kurse mbi njëmijë shtëpi në Inerkrem do Oberes Meltal kanë mbetur pa energji elektrike.

Si pasojë e të reshurave të mëdha në Korushk janë mbyllur edhe shumë rrugë për qarkullim, duke bërë që të krijohen kolona të gjata. Sipas policisë, në Kacbergtunel autostrada Tauernautoban (A10) është mbyllur përkohësisht për qarkullim.

Reshje të mëdha kanë ndikuar negativisht edhe në trafikun hekurudhor që është ndalë nga Sladming dhe Grebming. E meteorologët kanë bërë të ditur vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar në perëndim të Austrisë, trashësia e borës ka arritur në 70 centimetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat