Juncker rikuperohet nga operacioni i aneurizmit

Evropë

Juncker rikuperohet nga operacioni i aneurizmit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker po shërohet me sukses nga operacioni i aneurizmit dhe duhet të largohet nga njësia e kujdesit intensiv gjatë ditës.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e KE-së, Mina Andreeva, e cila deklaroi se kthimi i Junckerit në punë do të varet nga shpejtësia e shërimit.

Juncker, 64 vjeç, do të largohet nga posti i tij në fund të muajit dhe do të pasohet nga Ursula von der Layen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat