Shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas përmbytjeve në Venecia

Evropë

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas përmbytjeve në Venecia

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 22:15
Venecia

Kryeministri italian Giuseppe Conte, njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme për Venecian e goditur nga përmbytjet.

Rreth 20 milionë euro po shpërndahen në qytetin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që po vuan përmbytjen e dytë më të keqe të kohërave moderne.

“Paratë do të ndihmojnë qytetin dhe popullsinë”, shkroi Conte në Twitter pas një mbledhjeje të kabinetit.

Të martën, niveli i ujit arriti një lartësi prej 187 centimetrash dhe që atëherë niveli ka mbetur mbi 90 centimetra.

Përmbytja më e keqe në kohët moderne për Venecian, ndodhi kur uji arriti 194 centimetra në nëntor të vitit 1966 dhe përmbytjet shkatërruan gjithashtu pjesën më të madhe të Firences.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat