Vuçiqi vazhdon qëndrimin në Akademinë ushtarake mjekësore

Evropë

Vuçiqi vazhdon qëndrimin në Akademinë ushtarake mjekësore

Nga: F. B. Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 12:17
Aleksandër Vuçiq

Gjendja e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq është stabile por për shkak të kujdesit dhe përcjelljes së gjendjes vazhdon të qëndroj në VMA, ka njoftuar gazeta “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Këtë për gazetën dhe mediat serbe e ka konfirmuar këshilltarja e presidentit Vuçiq, Suzana Vasiljeviç.

Gazeta “Novosti” ka njoftuar sot në mëngjes se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që nga dje ndodhet në Akademinë ushtarake mjekësore (VMA) në Beograd.

Lajmi është kumtuar sot nga gazeta ku ndër tjera thekson se ai është vendosur në VMA pasi nuk është ndierë mirë dje.

Sekretariati i përgjithshëm i presidencës së Serbisë ka konfirmuar se me 15 nëntor në orët e vonshme të pasdites Aleksandar Vuçiq është pranuar në VMA , pas problemeve kardiovaskulare që ka pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat