Dy aeroplanë udhëtarësh përplasen mes vete në Aeroportin e Frankfurt

Evropë

Dy aeroplanë udhëtarësh përplasen mes vete në Aeroportin e Frankfurt

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 12:49
Dy aeroplanë udhëtarësh përplasen mes vete në Aeroportin e Frankfurt

Autoritetet gjermane njoftuan se një përplasje e vogël ka ndodhur mes dy aeroplanëve të udhëtarëve në pistën e Aeroportit të Frankfurtit. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar në këtë aksident.

Në njoftim thuhet se një aeroplan i kompanisë “Korean Air” është ndeshur me një aeroplan të kompanisë “Air Namibia” të shtunën në mbrëmje pak minuta pasi janë lëshuar në tokë.

Byroja Federale për hetimin e Aksidenteve Ajrore njoftoi të dielën se asnjë person nuk është lënduar dhe se nuk dihet ende saktësisht çfarë dëmi u është shkaktuar aeroplanëve nga kjo përplasje. Autoritetet janë duke punuar për zbulimin e shkaktarit të aksidentit.

Agjencia koreane e lajmeve, Yonhap, raportoi se udhëtarët e aeroplanit të kompanisë “Korean Air” nuk janë lënduar, sepse aeroplani tjetër ishte duke lëvizur me shpejtësi të vogël.

Kjo agjenci raportoi se në këtë aksident janë dëmtuar krahët e aeroplanëve, shkruan “Associated Press”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat