Papa Françesku shtron drekë për 1,500 të varfër dhe të pastrehë

Evropë

Papa Françesku shtron drekë për 1,500 të varfër dhe të pastrehë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 10:25
Papa Françesku

Kreu i kishës katolike, Papa Françesku, ka shtruar drekë për 1,500 persona të varfër dhe të pastrehë me rastin e ditës kur po shënohej dita e të varfërve në Vatikan.

Para drekës gjatë meshës në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ka kritikuar shoqërinë që nuk po shpreh interesim të mjaftueshëm për të varfrit, si dhe ritmin “frenetik” të jetës dhe opsesionin për të arriturat “momentale”.

“Ne me nguti ndjekim rrugën tonë, nuk brengosemi që varfëria po rritet”, ka deklaruar Papa gjatë meshës.

Ai shtoi se të gjithë personat që bëjnë një jetë më të mirë do të duhej t’i ndihmonin me aq sa munden.

Papa më pas i është bashkuar të varfërve dhe të pastrehëve në drekë në Vatikan, më rastin e ditës së të varfërve.

E në menynë e ushqimit ka pasur lazanje, pulë me sos të kërpudhave dhe patate, gjithmonë duke mos anashkaluar ëmbëlsirat, frutat si dhe kafenë.

Dhjetëra vullnetarë kanë ndihmuar në atë që të sjellin sa më shumë të varfër në Vatikan në drekën që e ka shtruar Papa Françesku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat