Mjekët paralajmërojnë Vuçiqin, mos e bë këtë gjë sepse...

Evropë

Mjekët paralajmërojnë Vuçiqin, mos e bë këtë gjë sepse...

Nga: F.B. Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 09:34
Aleksandar Vuçiq

Mjekët e Akademisë ushtarake mjekësore (VMA) rreptësishtë ia kanë tërhequr vërejtjen se fluturimi me aeroplan mund të ia përkeqësoj gjendjen shëndetësore presidentit Vuçiq, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Bazuar në këtë vërejtje e sugjerim presidenti Vuçiq në muajin e ardhshëm nuk do të fluturojë me aeroplan për shkak të problemeve shëndetësore me të cila tu përball ditëve të shkuara, shkruan gazeta.

Kjo ka ndikuar që Vuçiq të anuloj vizitën e parashikuar në Iran me 22 nëntor dhe Emirate të Bashkuara Arabe më vonë.

Mësohet se mjekët e VMA rreptësishtë ia kanë tërhequr vërejtjen në pasojat që mund të ketë për shëndet nëse fluturon me aeroplan, duke i rekomanduar që përderisa gjendja nuk stabilizohet duhet të evitoj këtë lloj udhëtimi.

Vuçiq të shtunë në hospitalizuar në VMA për shkak të problemeve me zemër, ndërsa dje është liruar për trajtim  me terapi në shtëpi, por ai ka shkuar në vendin e tij të punës, shkruan “Novosti”.

Mirëpo për shkak të masave të kujdesit dhe këshillës së mjekëve, ka punuar me orar të shkurtuar në mënyrë që të marr trajtimin për problemet kardiovaskulare të përshkruar nga mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat