26 persona janë gjetur brenda një kontenieri frigoriferik në një anije që udhëtonte nga Britania në Holandë

Evropë

26 persona janë gjetur brenda një kontenieri frigoriferik në një anije që udhëtonte nga Britania në Holandë

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 06:25
Foto ilustrim

Të paktën 26 persona janë gjetur brenda një kontenieri frigoriferik në një anije që po udhëtonte nga Britania për në Holandë.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Shërbimet e emergjencave erdhën menjëherë në portin e Vlaardingen pasi u njoftuan për ngjarjen.

Ishin pikërisht pjesëtarët e ekuipazhit të cilët i gjetën 26 personat dhe njoftuan autoritetet të cilët po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky incident vjen vetëm disa javë pas tragjedisë së Essex ku u gjetën 39 trupa njerëzish të vdekur brenda një kamioni me kontenier frigoriferik.

Të dy personat që po udhëtonin me kamion u arrestuan nën akuzën e vrasjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat