Ndërtesa ku lindi Adolf Hitler do të kthehet në statcion policie

Evropë

Ndërtesa ku lindi Adolf Hitler do të kthehet në statcion policie

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Ndërtesa ku lideri nazist Adolf Hitler lindi në Austri do të shndërrohet në një stacion policie, kanë njoftuar zyrtarët.

Ministri i Brendshëm Wolfgang Peschorn tha se ky shndërrim do të jetë një “sinjal i pagabueshëm” sepse prona nuk e përkujton nazizmin. Javët e para të jetës së tij Hitleri kaloi në një banesë në ndërtesën e Shekullit të 17-të në qytetin e Braunau am Inn.

Fati i kësaj prone ka qenë objekt i një mosmarrëveshje të gjatë.

Për dekada të tëra, qeveria e mori me qira atë nga ish-pronari i saj në një përpjekje për të ndaluar turizmin e ekstremit të djathtë.

Dikur ishte një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara, por kjo përfundoi kur pronari Gerlinde Pommer kundërshtoi planet për ta bërë atë më miqësore me karrocat dhe më pas refuzoi të gjitha ofertat e qeverisë për ta blerë atë ose për të kryer rinovime.

Tani planet janë për ta shndërruar në një stacion policie. Ky projekt ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat