Sekretarja denoncon diplomatët: Më kërkuan seks me vajzën time

Evropë

Sekretarja denoncon diplomatët: Më kërkuan seks me vajzën time

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:52
Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes diplomatëve dhe një sekretareje. Deanne Kingson, 58 vjeçe denoncoi diplomatët duke deklaruar se i thanë që të përdorte drogë dhe i kërkuan të bënin seks me vajzën e saj adoleshente.

Deanne punonte në një ambasadë të Londrës, ku iu kërkua që të merrte pjesë në festa seksi vetëm me VIP-a.

Ajo e denoncoi rastin në prokurori duke thënë se një amabasador e ftonte vazhdimisht në suitë dhe një miku i tij e ngacmoi seksualisht. Kur e refuzoi, ai iu lut që ta lejonte të martohej me vajzën e saj 19-vjeçare.

Një tjetër diplomat dyshohet se i kërkoi Deanne Kingson, nga Londra Lindore që ta ndihmojë në krijimin e eventeve private "të njohura si festa seksi".

Administratori tha se personeli e kishte në shënjestër sepse ajo “shihej se nuk ishte një grua e mirë muslimane”.

Që prej asaj kohe, ajo thotë se e kishte të vështirë të gjente punë. Ndërkohë është kërkuar që të dëmshpërblehet me 388,920 paund për seksin dhe diskriminimin fetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat