Ironia e Putin, “Falë zotit Rusia nuk po akuzohet për ndërhyrje në SHBA”

Evropë

Ironia e Putin, “Falë zotit Rusia nuk po akuzohet për ndërhyrje në SHBA”

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 22:15
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdon me talljet në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Gjatë një forumi në Moskë, shefi i Kremlinit tha se tashmë vendin e Rusisë e ka zënë një shtet tjetër në grindjet e brendshme politike amerikane.

“Falë Zotit nuk po na akuzojnë më për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Tani ata po akuzojnë Ukrainën”, u shpreh Putin.

Më tej ai shtoi se ky aspekt i politikës së brendshme po dëmton marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Shpresoj që kjo të përfundojë një ditë”, nënvizoi presidenti rus.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konfirmuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 në favor të Donald Trump. Por Moska ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat