Në Ukrainë arrestohet një pjesëtar i dyshuar i IS-it

Evropë

Në Ukrainë arrestohet një pjesëtar i dyshuar i IS-it

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 06:13
Ilustrim

Njësitet e policisë speciale të Ukrainës kanë arrestuar një person 30 vjeçar, i cili dyshohet të jetë pjesëtar i grupit militant ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Shtetasi rus, u arrestua pasi ishte në kërkim nga Interpoli në lidhje me një rast të vrasjes dhe ishte duke u fshehur në Ukrainë, për t’i ikur arrestimit, njoftoi policia ukrainase. Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur. Ai ka lindur në rajonin Luhansk të Ukrainës, mirëpo ka jetuar për një kohë të gjatë në Rusi.

“Bazuar në raportet, i ndaluari është pjesëtarë i organizatës terroriste Shteti Islamik madje edhe njëri nga liderët e këtij grupi”, tha policia. “Sa i përket origjinës, ai është nga Dagestani por i lindur në Ukrainë. Ai ka jetuar në Rusi për një kohë të gjatë. Ai po fshihej në territorin e vendit tonë për t’i ikur përgjegjësisë për vrasje”, tha policia.

Javën e kaluar, autoritetet ukrainase në bashkëpunim me Agjencinë Qëndrore për Inteligjencë të Shteteve të Bashkuara (CIA) dhe ministrinë e Brendshme të Gjeorgjisë, arrestuan, Al-Bara Shishani, një komandant i lartë të Shtetit Islamik. Shtetasi i Gjeorgjisë ka shërbyer si zëvëndës i Abu Omar al-Shishani, njeriu të cilin Pentagoni e ka përshkruar si “ministër të luftës” i grupit militant.

Pasi al Shishani u vra, shtetasi i Gjeorgjisë, më 2018 udhëtoi përmes një pasaporte të rrejshme në Turqi dhe prej atje në Ukrainë, ku vazhdoi të kordinojë aktivitetet e IS-it, njoftoi shërbimi sekret i Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat