Asnjë ndërtesë e lartë! A është ky kryeqyteti i një vendi “të prapambetur”?

Evropë

Asnjë ndërtesë e lartë! A është ky kryeqyteti i një vendi “të prapambetur”?

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 07:00
Stockholm

Stockholmi është kryeqyteti i Suedisë, dhe një nga qytetet me të populluara nordike. Me një popullsi rreth  972,647 banorë, gati aq sa Tirana, Stokholm është edhe metropoli i Suedisë.

Suedia ndryshe nga Shqipëria, është një nga shtetet me të zhvilluara dhe me mirëqënien më të lartë në botë.

Por siç shihet, zhvillimi i saj ndryshe nga kryeqyteti ynë apo qytetet shqiptare, ka ardhur gradualisht dhe nuk matet si në Tiranë, apo qytete të vendeve të prapambetura, me ndërtesa të larta ndërtuar kuturu e me lagje ku nuk dallohen dot rrugët me ndërtesat.

Image

Kryeqyteti suedez shtrihet mes 14 ishujve që janë krijuar mes Liqenit Malaren dhe Detit Baltik. Nga Stokholmi mund të udhëtosh fare lehtë me traget në të gjitha vendet e tjera të Skandinavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat