Corbyn: Do të mbetem neutral në rast të një referendumi të dytë për Brexit

Evropë

Corbyn: Do të mbetem neutral në rast të një referendumi të dytë për Brexit

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 23:37
Jeremy Corbyn

Jeremy Corbyn, kreu laburist, partia kryesore e opozitës në Britaninë e Madhe deklaroi sot se do të mbetet neutral në rast të një referendumi të ri për Brexit, që ai synon të organizojë nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve muajin e ardhshëm.

“Unë, si kryeministër do të mbaja një qëndrim neutral me qëllim që të mund të zbatoja në mënyrë të besueshme rezultatin e marrë dhe të bashkoja komunitetet tona dhe vendin tonë, në vend që të vazhdoj debatet pa fund me BE-në mbi Brexit”, deklaroi Corbyn gjatë një debati të publikuar në BBC.

Ky është qëndrimi më i qartë i kreut të laburistëve, i cili është kritikuar shumë pasi nuk pranoi të thoshte se për cilin opsion do të bënte fushatë gjatë një referendumi të dytë.

“Roli imi dhe i qeverisë tonë do të jetë, të sigurohemi që ky referendum të zhvillohet në atmosferë të qetë dhe ne t’i përmbahemi rezultatit”, deklaroi shefi laburist duke përmendur ndarjet e thella të shkaktuara nga referendumi i vitit 2016 mbi Brexit, kur 52% e britanikëve votuan për largimin nga BE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat