Nëntë vjet me vonesë: Aeroporti i ri i Berlinit drejt hapjes më 2020

Evropë

Nëntë vjet me vonesë: Aeroporti i ri i Berlinit drejt hapjes më 2020

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Një problem që përfshin komponentët e ndërtimit në terminalin kryesor të Aeroportit Ndërkombëtar të Brandenburgut (BER) në Berlin mund të zgjidhet, deklaruan sot autoritetet.

“Është në rrugën e duhur”, theksoi Hartmut Zimmermann, inxhinier i provës për rrethin Dahme-Spreewald.

Pas vështirësive të shumta dhe pas një vonese 9-vjeçare, BER është planifikuar të fillojë operimin në tetor të vitit 2020.

Planifikimi për aeroportin filloi në vitin 1992, menjëherë pas ribashkimit gjerman, por planifikimi i dobët dhe defektet në ndërtim çuan në vonesa dhe rritje të kostove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat