Pamje nga vjedhja e koleksionit të diamantëve antikë në Dresden

Evropë

Pamje nga vjedhja e koleksionit të diamantëve antikë në Dresden

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 00:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Hajnat kanë vjedhur tre sete me diamantë nga njëri prej koleksioneve më të çmuara të thesareve të Europës – Green Vault në Dresden të Gjermanisë.

Policia tashmë ka publikuar pamjet që e tregojnë momentin kur hajnat pasi futen brenda dhe e thyejnë xhamin ku ndodheshin këto tri sete me diamantët antikë.

Dëmi që hajdutët i shkaktuan muzeut mund të arrijë edhe vlerën prej 1 miliardë eurosh, por vlerën e saktë nuk kanë arritur ta dinë akoma as autoritetet gjermane.

Drejtoresha e Muzeut, Marion Ackermann, ka thënë se tri setet historike që janë vjedhur ‘nuk kanë çmim’. Kjo për faktin se, sipas saj, më shumë se sa të holla vendi ka humbur një pjesë të historisë.

“Koleksioni i këtyre stolive është bartur ndër gjenerata si një set i kompletuar, prandaj vlera materiale e secilës nga stolitë nuk mund të krahasohet me vlerën e të pasurit një set të kompletuar të këtyre artefakteve. Këto mund të cilësohen edhe si trashëgimia e shtetit tonë e shekullit të 18-të”.

Secili nga këto sete përmban 37 pjesë për të cilat tashmë ekziston frika se hajdutët do të përpiqen t’i thyejnë dhe më pas t’i shesin.

Sundimtari i Saksonisë, Augustus The Strong, e krijoi koleksionin në vitin 1723 në atë që është një nga muzetë më të vjetër në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat