Merkel rrëzohet teksa ngjitet në skenë, “herën tjetër do përdorë shkallët”

Evropë

Merkel rrëzohet teksa ngjitet në skenë, “herën tjetër do përdorë shkallët”

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 15:34
Pamje nga videoja

Kancelarja gjermane Angela Merkel përjetoi një moment të pakëndshëm kur u nis drejt foltores ku do të mbante fjalim. Në një moment ajo u rrëzua dhe ra. Kur rimori ekuilibrin, Merkel bëri shaka në llogari të saj, duke thënë se “herën tjetër do të ngjitej nga shkallët”

“Herën tjetër do të marr shkallët”, tha me shaka ajo.

Kujtojmë se Merkel këtë vit pati disa momente të pakëndshme, kur u pa duke u dridhur gjatë vizitave zyrtare të shtetarëve të huaj në Gjermani.

Që atëherë ka pasur shumë spekulime për gjendjen shëndetësore të Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat