Deputeti italian bën propozim martese gjatë debatit në parlament

Evropë

Deputeti italian bën propozim martese gjatë debatit në parlament

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 16:53
Flavio Di Muro

Nëse dikush ju pyet për vendin më romantik në Itali, lirisht mund t’i thoni që janë Venediku, Firenca ose Roma.

Ajo që ju ndoshta nuk do t’i thoshit është parlamenti italian.

Megjithatë të enjten – gjatë një debati në parlamentin italian, një deputet bëri një propozim për martesë.

“Do të martohesh me mua”? e pyeti Flavio Di Muro, duke nxjerrë një unazë dhe duke shikuar të dashurën e tij, Elisa De Leo.

Deputetët tjerë e duartrokitën atë. Por Robert Fico, kryetar i parlamentit, ishte më pak i impresionuar.

Elisa De Leo ka pranuar propozimin e deputetit italian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat