Sulmuesi i Londrës kishte kërkuar ndihmë në burg për t’u deradikalizuar

Evropë

Sulmuesi i Londrës kishte kërkuar ndihmë në burg për t’u deradikalizuar

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Sulmuesi që i theri për vdekje dy persona në Urën e Londrës kishte kërkuar ndihmë për t’u deradikalizuar gjatë kohës sa ishte duke e vuajtur dënimin në burg për planifikimin e një sulmi tjetër. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij.

Avokati Vajahat Sharif tha se sulmuesi Khan e kishte kuptuar se ekstremizmi i dhunshëm është i gabuar dhe kishte pranuar se ai nuk e kuptonte fenë islame në mënyrë të mjaftueshme.

Ai tha se ky sulmues kishte thënë se dëshiron të çlirohet nga ekstremizmi islamik pasi ishte dënuar në vitin 2012 dhe pastaj disa herë të tjera gjatë vuajtjes së dënimit. Për herë të fundit, këtë gjë e kishte përmendur në vitin 2018, para se të lirohej nga burgu.

Image

Burri 28-vjeçar i vrau dy persona dhe i plagosi tre të tjerë para se të qëllohej për vdekje nga policia të premten pasdite në Londër.

Avokati i tij tha se shteti duhet ta ndryshojë politikën ndaj të burgosurve për terrorizëm në mënyrë që ata të heqin dorë nga ideologjitë që nxisin dhunë.

Ndryshe, emrat e dy personave të vdekur në sulmin me thikë nuk janë publikuar nga autoritetet. Në këtë sulm mbetën të plagosur edhe një burrë dhe dy gra të tjera. Ata u dërguan në Spitalin Mbretëror të Londrës për të marrë trajtim mjekësor. Mjekët njoftuan se njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.

Sulmuesi Khan ishte pjesë e nëntë anëtarëve të një grupi terrorist që po planifikonte sulme në ndërtesën e këmbimeve të valutave. Ata besohet se e kishin planifikuar edhe ndërtimin e një kampi terrorist për trajnime në Pakistan, por një gjë e tillë ishte zbuluar dhe parandaluar nga inteligjenca britanike, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat