Austri: Qyteti turistik Hallstatt goditet nga një zjarr i madh

Evropë

Austri: Qyteti turistik Hallstatt goditet nga një zjarr i madh

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka dëmtuar një pjesë të qytetit idilik liqenor austriak të Hallstatt, duke dëmtuar disa ndërtesa banimi.

Zjarri shpërtheu në një kasolle prej druri dhe më pas u përhap në një ndërtesë tjetër duke dëmtuar banesa në qytetin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

“Meqenëse Hallstatt është ndërtuar shumë ngushtë, shtëpitë ngjitur gjithashtu janë dëmtuar shumë”, tha Johannes Pichler, një zjarrfikës vullnetar në Hallstatt, për të përditshmen Kronen Zeitung.

Një zjarrfikës u plagos ndërsa, por banorët u larguan të sigurt.

Tetë mjete për shuarjen e zjarrit dhe 109 zjarrfikës raportohet se ishin aty për të luftuar me flakën.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale. Shkaku është ende duke u hetuar.

Hallstatt është një nga destinacionet më të njohura turistike të Austrisë, me më shumë se një milion vizitorë çdo vit, veçanërisht nga Azia. Në disa ditë, deri në 10,000 njerëz vizitojnë qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat