Gjermania u bishtnon përgjegjësive në BE

Evropë

Gjermania u bishtnon përgjegjësive në BE

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 07:18
Merkel

Gjermania ishte me zemër pro-evropiane, me BE-në që po e lehtësonte rikthimin e vendit pas luftës në komunitetin ndërkombëtar. Por sot? Jo edhe aq. Dhe pasiviteti i Berlinit po bëhet i rrezikshëm.

Nëse gjermanët dikur ishin evropianët më të përkushtuar dhe më të pasionuar, sot hyjnë në mesin e atyre që Evropën e kanë me gjysmë zemre, transmeton Koha Ditore shkrimin e Der Spiegel.

Megjithëse kaluan dekada me radhë pas Luftës së Dytë Botërore si përfituesit më të mëdhenj të idesë evropianë, duke e hequr ngadalë qafe statusin e shtetit dashakeq, Gjermania është përqendruar tani ekstremisht në interesat e veta.

Për më keq, është fakt se politikanët gjermanë nuk po i kushtojnë fare vëmendje Evropës. Ata po lejojnë që gjërat të zhvillohen vetvetiu, duke rrëmbyer diçka ose duke shikuar me indiferencë derisa gjërat po zhvillohen. Duket sikur nuk janë të zotë të shohin se për çka po bëhet fjalë.

Një betejë po zhvillohet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e demokracisë liberale. Në Shtetet e Bashkuara, ajo betejë është përqendruar kryesisht në presidentin Donald Trump.

Në Evropë, situata është më e komplikuar dhe më pak e qartë, jo më pak e rrezikshme. Në vend të kësaj, Gjermania nuk po ndërmerr asgjë për të marrë përsipër hisenë e saj, pa qenë në gjendje të tregojë se çfarë dëshiron si vend që ndodhet në zemër të Evropës.

Dilema në Kancelarinë gjermane

A e sheh ndokush në Kancelari ose Ministri të Jashtme të Gjermanisë se ka kaluar koha kur Gjermania ka luksin të angazhohet kohë pas kohe në takime me Romën dhe që të jetësojë projektet e përbashkëta? Italia ishte së fundmi në zgrip të rrëshqiste në kampin joliberal, me politikat e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini – derisa nuk i dolën hesapet gabim dhe i dha demokracisë liberale edhe një mundësi në vend.

Dhe kjo është një mundësi prej së cilës duhet të përfitojë Gjermania. Por Berlini duket se është në proces që ta lëshojë edhe këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat