Studim për të kuptuar si u joshën gratë dhe vajzat gjermane për t´iu bashkuar Shtetit Islamik - IS

Evropë

Studim për të kuptuar si u joshën gratë dhe vajzat gjermane për t´iu bashkuar Shtetit Islamik - IS

Nga: Göran Schattauer/ Përktheu: Sherif Ramabaja Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 11:17
Ilustrim

Dhjetëra gra janë larguar nga Gjermania për t´iu bashkuar milicisë terroriste të Shtetit Islamik IS në Siri dhe Irak, përfshirë vajza dhe nëna të reja. Jo vetëm organet e sigurisë pyesin veten e tyre : Çfarë i shtyri gratë ? Si u radikalizuan ? Cilat janë rrethanat ? Tanimë ekziston studimi i parë për këtë temë - dhe jep përgjigje të frikshme.

Vitet e fundit, disa gra dhe vajza nga Gjermania kanë emigruar në Siri dhe Irak për t´iu bashkuar milicëve të Shtetit Islamik IS. Disa prej tyre po kthehen tashmë. Me këtë politikë po merret drejtësia dhe gjykatat, të cilat janë vënë para sprovave : si të veprojnë me të kthyerat ?

Judikatura pyet : Janë marrë ato vetëm me përgatitjen e ushqimit, apo kanë luftuar në mënyrë aktive?

Për t´iu përgjigjur kësaj pyetje duhet të sqarohen disa pika. Kjo përfshinë veprimet konkrete të tyre, në zonën e luftës, pavarësisht nëse ato vetëm rritën fëmijët e një luftëtari të IS dhe përgatitën vetëm ushqim – ose nëse ato ishin të përfshira në mënyrë aktive në luftime të armatosura. Do të ishte gjithashtu e rëndësishme të dihet pse iu bashkuan terroristëve islamik.

Deri më tani, nuk ka pothuajse asnjë studim shkencor mbi statusin dhe motivin e këtyre grave si dhe arsyet e radikalizimit të tyre. Mungonin edhe të dhënat mbi rrethanat dhe origjinën familjare. Gjykata Kushtetuse e Baden – Wyrtenbergut ka shqyrtuar për herë të parë fenomenin e tillë.

Fati i 13 grave dhe vajzave të hetuara nga Baden - Wyrtenbergu

Rastet e 13 grave dhe vajzave që u larguan nga Baden - Wyrtenbergu, ose që jetuan atje për një kohë të gjatë, para nisjes për në Siri, u shqyrtuan për studim. Me dy nga ato që sërish u kthyen në Gjermani, mbrojtësit e rendit mund të flisnin personalisht. Në njëmbëdhjetë raste, ekspertët intervistuan persona nga mjedisi shoqëror i grave dhe vajzave, përkatësisht anëtarët e familjes, miqtë si dhe shokët dhe shoqet e klasës.

Profili tipik: Më të reja se 30 vjeç, të divorcuara dhe mjaft të motivuara

Gjetjet më të rëndësishme në shikim të parë :

. Gratë dhe vajzat e tilla janë me shtetësi gjermane, të lindura dhe të rritura në Gjermani. Në të njëjtën kohë, shumica e tyre rrjedhin nga familjet e migrantëve dhe që nga lindja i përkisnin fesë myslimane.

. Niveli arsimor i këtyre vajzave dhe grave ndryshon dhe në disa raste, arsimimi me shkollë të mesme nuk arrinte t´i mbronte nga radikalizmi.

. Pothuajse gjysma e tyre në një moshë shumë të hershme kishin qasje në skenën salafiste, pasi prindërit e tyre lëviznin në qarqe ekstremiste.

. Të gjitha gratë e larguara ishin nën 30 vjeç, shumica e tyre nëna. Si rregull, ato i çuan fëmijët e tyre në Siri dhe Irak. Megjithatë, shumica e tyre në atë kohë nuk ishin të martuara, ndërsa një pjesë e tyre ishin të divorcuara.

. Xhihadizmi i grave – domethënë kthesa drejt përhapjes militante të islamit – ishte zakonisht një vendim i qëllimshëm. Disa nga to ishin shumë të motivuara, disa u divorcuan nga burrat e tyre, kurse një pjesë e tyre i shoqëruan burrat në zonat e luftës.

. Në Siri dhe Irak, disa nga gratë dhe vajzat rrëfenin se ishin shtëpiake dhe nëna. Të tjerat u bënë pjesë e aparatit propagandistik të IS. Të paktën disa nga to që u ekzaminuan për studim kishin marr një trajnim për armë.

Një faktor rreziku : “Çrregullimet mbi jetën seksuale “

Si një faktor “ biografi rreziku ” për radikalizimin e vajzave dhe grave, mbrojtja e kushtetutshmërisë ka identifikuar :

. ishin nën kontrollë të rreptë nga prindërit,

. çrregullimet në jetën seksuale,

. Mungesa e strukturës familjare,

. Mungesa e pjesëmarrjes në veprimtaritë themelore të shoqërisë.

Nëse gratë dhe vajzat e tilla kthehen në Gjermani, duke marr parasysh biografitë e tyre - ato duhet “ të japin pergjegjësi për veprimet e tyre ” rekomandohet nga mbrojtja e kushtetutshmërisë.

Mbrojtja e kushtetutshmërisë : shteti duhet t´i ndihmoi më shumë vajzat

Po ashtu, zyrat e mirëqenies së të rinjve, shkollat dhe organet e sigurisë duhet të bashkëpunojnë në të ardhmen sa më shumë mes vete, për zgjidhjen e këtyre problemeve. Këtyre vajzave duhet t´u ofrohet mundësia që të marrin pjesë në aktivitete shoqërore të përfitimit. Duhet të shmanget një  “tërheqje totale në sferën private”.

Sipas mbrojtjes së kushtetutshmërisë, rezultatet e studimit nuk janë të rëndësishme vetëm në lidhje me gratë dhe vajzat që kthehen në Gjermani, ose nga ato që duan të shkojnë në zonat e krizës. Organet e sigurisë kanë “pas të bëjnë me një numër shumë më të madh personash me  potencial politik , salafistë dhe xhihadistë në vend, që një pjesë e rezultatit të studimit aktual mund t´u mvishet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat