Borrell: BE të afrohet te fqinjët me më shumë strategji dhe unitet

Evropë

Borrell: BE të afrohet te fqinjët me më shumë strategji dhe unitet

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 20:28
Borrell

Ministri i ri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell tha se BE duhet të veprojë me më shumë vetëbesim, strategji dhe unitet në punët e saj të jashtme.

"Kjo ka të bëjë me qasjen që kemi sikur ndaj fqinjëve tanë më të afërt dhe po ashtu edhe në marrëdhëniet me lojtarët kryesorë gjeostrategjikë," tha Borrell në një mesazh që shënon fillimin e mandatit të tij pesë-vjeçar.

Borrell, në ditën e parë të mandatit të tij si kreu i punëve të jashtme të BE-së, tha se dëshira e tij për të dëgjuar zërin e BE-së ‘më lart dhe qartë" në botë dhe se vendet anëtare të BE-së mund të jenë një forcë drejtuese në botë vetëm nëse qëndrojnë të bashkuara.

"BE është kombinimi më i mirë i lirisë politike, prosperitetit ekonomik dhe komunitetit shoqëror. Ne kemi një përgjegjësi të madhe ta ndajmë këtë me pjesën tjetër të botës,"përfundoi Borrell

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat