Shkrimtarit Milan Kundera i rikthehet shtetësia çeke

Evropë

Shkrimtarit Milan Kundera i rikthehet shtetësia çeke

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 19:59
Milan Kundera

Më shumë se katër dekada pasi iku nga komunizmi në atdheun e tij, shkrimtari, Milan Kundera, e ka rifituar shtetësinë e tij çeke.

Shkrimtari 90 vjeçar, është autori i shumë veprave me famë ndërkombëtare, përfshirë veprat "Shakaja" dhe "Mosdija".

"Ky është një gjest simbolik shumë i rëndësishëm, një kthim simbolik i shkrimtarit më të madh çek", tha Petr Drulak, ambasador i Çekisë në Francë, i cili i dorëzoi dokumentet e shtetësisë shkrimtarit Kundera, në apartamentin e tij në Paris.

Në vitin 1975 Kundera iku nga Çekosllovakia e atëhershme e cila qeverisej nga komunistët.

Katër vjet më vonë, regjimi komunist ndaloi librat e tij dhe i hoqi shtetësinë pas botimit të veprës "Libri i Qeshjes dhe Harresës", në të cilin ai e quajti presidentin e atëhershëm Gustav Husak "president i harresës".

Kundera mori nënshtetësinë franceze më 1981 dhe rrallë e vizitoi atdheun e tij, madje edhe pas rënies së komunizmit më 1989 dhe ndarjes pasuese të Çekosllovakisë më 1993.

Kryeministri çek, Andrej Babis,e filloi së pari idenë për kthimin e shtetësisë së Kunderës, pasi të dy u takuan në kryeqytetin francez vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat