Edhe në Athinë ndizen qirinj për viktimat e tërmetit - Bota Sot
Edhe në Athinë ndizen qirinj për viktimat e tërmetit

Evropë

Edhe në Athinë ndizen qirinj për viktimat e tërmetit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 23:23

Ka kaluar një javë nga tragjedia e tmerrshme që kaloi Shqipëria, ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter, preku vendin tonë dhe si pasojë humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Në harkun kohorë të shtatë ditëve shumë gjëra kanë ndodhur, shumë ndihma kanë ardhur, shumë shtëpi janë shembur, por gjithashtu shumë homazhe dhe letra solidariteti janë dërguar në drejtim të viktimave dhe personave të prekura nga kjo tragjedi.

Mbrëmjen e sotme në Athinë, në qendrën e qytetit janë bërë së bashku shtetas Shqiptarë dhe Grekë dhe kanë ndezur qirinj në kujtim të viktimave të 26 nëntorit. Ata kanë ndezur qirinj në formën e numrit 51 po aq sa ishte dhe numri i viktimave. Ky veprim më herët u bë edhe në qendër të Tiranës, ku pranë statujës së heroit kombëtar Skënderbe u ndezën qirinj në nderim të viktimave. Por edhe Arabia Sauidte u solidarizua duke shfaqur në mes të Abu Dhabi flamuri shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat