Kapet nëndetësja e parë me drogë në Evropë, 3000 kg kokainë - Bota Sot
Kapet nëndetësja e parë me drogë në Evropë, 3000 kg kokainë

Evropë

Kapet nëndetësja e parë me drogë në Evropë, 3000 kg kokainë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:12
Kapet nëndetësja e parë me drogë në Evropë

Policia spanjolle arrestoi kapitenin që kishte arritur të largohej nga një nëndetëse droge që u kap në brigjet e Spanjës më 24 nëntor, me 3000 kg brenda.

Kapiteni nga Galicia u arrestua në Pontevedra, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit, ekuadorianë, u kapën qëkur u ndalua nëndetësja.

Kjo është nëndetësja e parë e drogës që kapet në Evropë, dhe është ndërtuar në një kantier sekret në xhunglat e Surinamit e Guianës, në Amerikën e Jugut, që të transportonte drogë që nga Kolumbia për në Galici, Spanjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat