E mitura që u abuzua seksualisht për 4 vite nga njerku i saj - Bota Sot
E mitura që u abuzua seksualisht për 4 vite nga njerku i saj

Evropë

E mitura që u abuzua seksualisht për 4 vite nga njerku i saj

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:48
Natasha Fowler, Scott Bishop

Tinejxherja e shurdhër ka treguar se si ishte sulmuar seksualisht nga njerku i saj për 4 vite, derisa e gjitha kishte filluar kur ajo ishte 11 vjeçe.

Natasha Fowler, tashmë 19 vjeçe ka qenë subjekt abuzimi nga njerku i saj, Scott Bishop për 4 vite, shkruan Daily Mail.

Duke qenë e shurdhër ajo kishte shumë vështirësi të komunikoj me të tjerët .

Natasha ka treguar se sa herë që nëna e saj nuk ishte në shtëpi, madje edhe për një dalje të shkurtës të nënës së saj 5 minutëshe deri në market ajo abuzohej nga njerku i saj, 43 vjeçar.

Shpesh herë ai ishte zhveshur para saj dhe e kishte prekur Natashan në pjesë intime të trupit.

Ai e kishte kërcënuar atë se do ta vras po qe se i tregon ndonjë personi, dhe kështu kishte vuajtur për 4 vite tmerrin nga njerku i saj.

Mirëpo kur Natasha ishte 15 vjeçe, pra më 2014 ajo vendosi që sekretin e saj t’ia kumtojë nënës së saj, ku nëna e saj e kishte përqafuar dhe i kishte thënë që ta lajmëroj Scott-in në Polici.

Pas lajmërimit të rastit në Polici, gjykata në Lewes Crown ngriti padi ndaj Scott Bishop nga Brighton dhe e dënoi me 14 vite burg.

Tashmë Natasha ka vendosur të flas publikisht për abuzimin e saj duke i inkurajuar edhe të rinjët e tjerë që mund të jenë pre e abuzimi seksual, që të raportojnë rastet sepse kurr nuk është vonë për të ndaluar të keqen.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat